25/04/2026
𝐏𝐇𝐀𝐑𝐌𝐀 𝐏𝐋𝐔𝐒 𝐬𝐡.𝐩.𝐤. - 𝐒𝐩𝐨𝐧𝐬𝐨𝐫 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫 (𝐏𝐥𝐚𝐭𝐢𝐧) 𝐢 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐭ë 𝐎𝐅𝐊-𝐬ë 𝐦𝐞 𝟏𝟔 𝐦𝐚𝐣
𝐏𝐇𝐀𝐑𝐌𝐀 𝐏𝐋𝐔𝐒 𝐬𝐡.𝐩.𝐤. është kompani farmaceutike në Kosovë, e themeluar në 2007, e specializuar në furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore cilësore me origjinë nga BE. Që nga viti 2024 operon në depo të re moderne sipas standardeve të Praktikës së Mirë të Distribuimit (GDP) dhe ISO e akredituar.
Ofron shërbime profesionale për farmacitë komunitare, profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në Kosovë. Mbështetet nga një staf i trajnuar profesionalisht, i përkushtuar ndaj zbatimit të praktikave më të avancuara farmaceutike dhe ndërtimit të një imazhi modern dhe të besueshëm ndaj klientëve. Përfaqëson disa Prodhues prestigjioz të barnave me theks të veçantë prodguesin e mirënjohur Genericon Pharma Austria.
𝐆𝐄𝐍𝐄𝐑𝐈𝐂𝐎𝐍 𝐏𝐇𝐀𝐑𝐌𝐀 është kompani farmaceutike austriake (themeluar në 1986) me përvojë në prodhimin dhe shpërndarjen e barnave cilësore. Marka e saj “Delfini” përfaqëson standarde të larta sigurie dhe besueshmërie në Evropë dhe më gjerë.
Ofron portofol të gjerë të produkteve inovative (kardiovaskulare, urologji, gastroenterologji, metabolike, neurologji, psikiatri, analgjezi dhe antibiotikëve)
Lider në Austri me mbi 11 milion paketime të sh*tura në vit.
Fitues i çmimit të parë për cilësi për tre vite radhazi në Austri
Produktet e Genericon Pharma janë prezente në tregun e Kosovës që nga viti 2007 dhe janë bërë e pjesë e çdo familje në Kosovë të dëshmuara me efikasitet dhe kualitet të lartë.
Reflektimet në shëndet dhe falënderimet nga pacientët përbëjnë një motiv shtesë për vazhdimësinë tonë profesionale.
“Përjetim shëndeti me ne”
Oda e Farmacistëve të Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për PHARMA PLUS sh.p.k. për mbështetjen si Sponsor Kryesor i kësaj konference, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e farmacisë në Kosovë.