Shtepia juaj

Shtepia juaj “Shtëpia juaj” është qendër e përkujdesit ditor dhe më afatgjatë për të moshuarit që kanë nevojë për përkujdesje të thjeshtë apo edhe mjekësore.

Dita ndërkombëtare e të moshuarve1 tetori është dita ndërkombëtare e të moshuarve. E prindërve, e gjyshërve, e edhe e jo...
30/09/2020

Dita ndërkombëtare e të moshuarve

1 tetori është dita ndërkombëtare e të moshuarve. E prindërve, e gjyshërve, e edhe e jona po qe se arrijmë t’i mbushin 65, për çka lutemi, ngase sigurisht do të mundemi të shkruajmë vëllimet e tjera te sagës ‘Rno për me tregue”.
Të paktë janë ata të cilët nuk kanë kujtime me plot dashuri për gjyshen e gjysh*t. Nëse jo ata, janë librat, filmat e rrëfenjat si shtysë për reflektim. Te ne gjithsesi nuk ka bisedë qe nuk niset a nuk mbaron pa fjalinë: ‘Kështu ka thanë i moçmi”, e që për porosi më së shumti kanë mësimin për kujdesin, dashurinë, respektin etj., si aspekte thelbësore e të pashmangshme kulturore. Një dimension i ndërlidhur me këto tipizime i shprehur artistikisht është përshkruar në filmin Amour/Dashuria të Michael Haneke-s në vitin 2012, e i cili ka pas marrë edhe çmime të vlefshme.
Filmi identifikon disa aspekte thelbësore të kuptimit të pleqërisë, kujdesit dhe të vdekjes nëpërmjet rrëfimit të jetës së një çifti bashkëshortor (George dhe Ana). Mund të ilustrohet si “varësi” e bukur e ciklit të ekzistencës dhe lidhjes me njëri-tjetrin, të cilin duke e shikuar të bën të pajtohesh se titulli “Dashuria” është më i duhuri, edhe pse i tërë rrëfimi sillet rreth kujdesit. Ndokush menjëherë do të pyeste se cili në fakt është ndryshimi midis dashurisë dhe kujdesit në martesë. Fundja dashuria s’është gjë tjetër, është kujdes, sendërtim i vetvetes nëpërmjet respektit. Edhe ky film, i cili zhvillohet pothuajse tërësisht në banesën e këtij çifti, shtron pyetjet në lidhje me kuptimin e kujdesit nëpërmjet nocionit të shtëpisë, përkatësisë, rehatisë, frikës, sigurisë dhe ndjenjave të tjera të ngjashme. Me një fjalë filmi e përshkruan kujdesin si pjesë të pandashme të dashurisë së dy njerëzve, të shprehur si motivim, mbështetje, ledhatim dhe kuptim të nevojës për lartësim njerëzor. Nëpërmjet skenave aq mirë të realizuara, Haneke paraqet krejt zymtësinë, ngrysjen dhe trishtimin e sëmundjes - problemet e fizike të lëvizshmërisë, dridhjes së trupit, shkuarjes në banjo, krehjes së flokëve etj.,- por megjithatë qëllimi i tij nuk është vetëm ky. Është më shumë se kaq, ngase në të vërtetë autori dëshiron të mihë në pikat e fuqishme dhe të qëndrueshme që shfaqen thellë nëpër emocione, në mendje e në instinkte. E paraqet krenarinë e thellë, lumturinë në copëza të vockla, dëshpërimin e hovshëm, zellin dhe kthjelltësinë e moshësme një lloj vijëzimi interesant, sidomos kur Ana e lut: ‘Të lutem më premto se s’do të më kthesh në spital…”. E kjo fjali sigurisht që e bart edhe moralin tematik i cili lidhet me besatimin, fisniken dhe pastërtinë e ndjenjave si pjesë të kujdesit bashkëshortor, prindëror, shoqëror etj., e që ndër ne mund të them se për gjate kohë i ka tipizuar familjet fisnike.
E ndava këtë film si mbresë të veçantë, ngase gjatë këtij viti me covid, më së shumti janë prekur të moshuarit dhe shumë dilema etike na janë përvjedhur edhe në media, deri te ato të mugëtat me humor te keq. Gjendja me covid ndoshta do t’i shërbejë një humanizimi më të madh për të moshuarit dhe për kuptimin e qenësishëm të kujdesit familjar, institucional e shoqëror. Ndërsa këto janë disa nga pyetjet që ndryshojnë në varësi te ‘zhvillimeve” shoqërore, në fund të fundit janë gjithashtu edhe brenga personale të secilit, sidomos kur shteti është fragjil. Në atë kuptim, kjo brengë ka të bëjë edhe me mua dhe kujdesin për nënën time, me drojën se mos nuk po mundem t’i gjendem pranë kur të ketë nevojë për mua, e aq me keq kur çdo ditë e dëgjon fjalën ‘mos u bëfsh për spital”.
Ndërsa kujdesi familjar për të moshuarit mund të përjetohet si diçka thellësisht familjare-personale, dhe se askujt nuk mund t’i hysh në familje e ta mësosh se çka do të thotë kujdesi e respekti për të moshuarin, kuptimi i tij në aspektin institucional është shumë më i rëndësishëm, është vetë dinjiteti. E ka emrin shtet inteligjent. Shtet ku prijësit para se gjithash kanë ide dhe qëndrime konkrete për dhënien e kujdesit ndaj njerëzve në nevojë, veçmas për ata që na bënë këmbë e duar. Ata sot e festojnë ditën e tyre. Gezuar!

08/04/2019

A kanë gjyshërit tuaj probleme me gjumë?

Përdorimi i ushqimeve të mëposhtme mund të ndihmojë në luftimin e pagjumësisë së tyre:

• Fruta të pasura me lëndë ushqyese (bananja, qershia, kajsija, molla, pjeshka)
• Karbohidrate komplekse (patatja e ëmbël, drithërat si: bollguri, kokoshka dhe orizi jasemini)
• Proteina të dobëta (gjalpë kikiriku me banane, tost me bukë integrale me vezë, djathë, biskota orizi me mish peshku)
• Yndyrna të shëndetshme për zemrën (avokado, gjalpë kikiriku dhe fruta të tjera të thata, të tilla si: arra, bajame, arra indiane dhe fëstëk)
• Pije të ngrohta (qumësht i nxehtë, çaj bimor me kamomil apo mentë)

Pleqërinë nuk mund ta ndalojmë, por padyshim që mund ta lehtësojmë.
31/03/2019

Pleqërinë nuk mund ta ndalojmë, por padyshim që mund ta lehtësojmë.

22/03/2019
13/02/2019

Të kujdesesh për prindërit do të thotë jo vetëm të shikojmë shëndetin e tyre, por t’i mbajmë larg shqetësimeve dhe dhimbjeve, të mëdha dhe të vogla, të jetës.

Pasi   Hynem në muajin shkurt dhe kemi pervjetorin e pamvarsis sot me të moshuarit tan punuan Flamurin e Kosovës
01/02/2019

Pasi Hynem në muajin shkurt dhe kemi pervjetorin e pamvarsis sot me të moshuarit tan punuan Flamurin e Kosovës

21/01/2019

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet e nivelit të një proteine në gjak mund ta ndihmojnë parandalimin e dëmeve në tru më shumë se një dekadë para se të zhvillohen simptomat e sëmundjes së Alzheimerit. Ndonëse ende nuk ekziston ndonjë ilaç që e ndalon zhvillimin e sëmundjes os...

Shtëpia juaj në Startup RTV21
26/12/2018

Shtëpia juaj në Startup RTV21

rtv21.tv

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia juaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share