Mjaltë 100%Bio nga Rrafshi i Dukagjinit

Mjaltë 100%Bio nga Rrafshi i Dukagjinit Jeta është lulja për të cilën dashuria është mjalti.

Vjelja e mjaltit të parë për sivjet u bë..Provo mjaltin BIO, Mjalte luleve te BagremitProvo dhe nuk do te ndrroni👌👌Kemi:...
27/05/2022

Vjelja e mjaltit të parë për sivjet u bë..
Provo mjaltin BIO, Mjalte luleve te Bagremit
Provo dhe nuk do te ndrroni👌👌
Kemi: Mjalte Bagremi
1kg 19€ ✅
2kg 35€ ✅
3kg 52€ ✅
Transport per Kosove falas.
Mjalte Origjinale (Prizren)
Për porosi na kontaktoni në mesazh

Flasin ekspertët: Ja sa mjaltë u duhet të moshuarve dhe fëmijëve të konsumojnë!Vlerat ushqyese të mjaltit janë të mëdha ...
12/03/2022

Flasin ekspertët: Ja sa mjaltë u duhet të moshuarve dhe fëmijëve të konsumojnë!
Vlerat ushqyese të mjaltit janë të mëdha dhe për këtë arsye duhet të përdoret para ngrënies së ushqimit.Në këtë përfundim kanë dalë disa ekspertë në Britaninë e Madhe të cilët kanë renditur vlerat ushqyese të “ushqimit çudibërës”, siç e quajtën ata.

Mjalti këshillohet përpara ushqimit për shkak se përmbanë sheqerna, të cilat janë një ushqim më vete. Madje ekspertët këshillojnë që një lugë mjaltë të konsumohet tri herë në ditë.

“Mjalti nuk është një ushqim normal. Mjalti duhet të konsumohet deri në 3 herë në ditë dhe mundësisht të mbahet në gojë për 30 sekonda”, – thonë ekspertët e ushqimit. Po kështu mjalti nuk duhet përzier në temperature të larta, si në rastin e qumështit apo ujit, pasi humbet vlerat biologjike.
Çfarë përmban mjalti?
Në mjaltë ka 76% karbohidrate (këto janë sheqerna të luleve dhe të pemëve), 18 deri 20 % janë ujë , 2 deri në 4 % janë elemente të rëndësishme që i duhen njeriut. Pikërisht për këto elemente mjaltin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Si krahasim të elementeve të mjaltit, në një kg gjenden afro 30-40 gr substanca shëruese.🐝 🇦🇱

A mund t’i japim mjalte femijeve?Për NënatMjalti është një substancë natyrale e prodhuar nga bletët dhe konsumohet shumë...
11/02/2022

A mund t’i japim mjalte femijeve?

Për Nënat
Mjalti është një substancë natyrale e prodhuar nga bletët dhe konsumohet shumë nga njerëzit për arsye shëndetësore. Është shumë i dobishëm për të kururar shumë sëmundje të tilla si astmën, kollën, temperaturë.
Mjalti është gjithashtu shumë i shijshëm, por prindërit nuk duhet të nxitohen për tu dhënë mjaltë fëmijëve. Duhet të merrni parasysh moshën e fëmijës në momentin që ai duhet të konsumojë mjaltin. Kjo për shkak se efektet anësore janë shumë serioze nëse ja filloni mjaltin fëmijës shumë herët.
Kur mund të fillojë fëmija të konsumojë mjaltë?
Shumë kultura besojnë në përfitimet shëndetësore të mjaltit nuk përbëjnë asnjë problem edhe nëse fëmija e konsum që sa lind. Megjithatë, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) këshillon prindërit të mos i japin foshnjave të tyre mjaltë të papërpunuar ose të papasterizuar pa u bërë një vjeç.

Mjalti nuk mund të shtohet në qumështin e femijes.
Pse është mjalti i pasigurt për fëmijët?
Pra e kuptuat që mjaltin fëmijëve duhet t’ja u jepni pasi të bëhen
1 vjeç.
Ja një arsye:
Botulizmi foshnjor
Mjalti mund të shkaktojë botulizëm. Sporet e botulimit prodhojnë reaksione brenda traktit të tretjes dhe mund të çojë në paralizën e muskujve të fëmijës. Gjithashtu mund të ndikojë në frymëmarrjen e tij. Nëse nuk trajtohet menjëherë, foshnja mund të ketë probleme të mëdha shëndetsore.
Simptomat:
• Kapsllëk;
• Grindje;
• I zbehur në fytyrë;
………………………………………………………………………………………………………

09/02/2022
Fakte për bletët ?Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet m...
08/02/2022

Fakte për bletët ?
Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 100.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje[1]. Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim.
Bleta për një minutë viziton dymbëdhjetë lule, kurse për një ditë pune 4.000 lule.
Bleta është insekti i vetëm që prodhon ushqim e që e konsumon njeriu.
Bletët mjaltin e prodhojnë në mënyrë të njëjtë për 150 milion vjet.
Një zgjua i fortë bletësh, gjatë një dite i polenizon – pluhuron rreth 3.000.000 lule.

Mjalti është ushqimi më i sigurt, ngase në të nuk mund të jetojnë bakteret.

08/02/2022

Address

Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mjaltë 100%Bio nga Rrafshi i Dukagjinit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category