Inter Trading

Inter Trading Lukoil Lubricants Kosovo

01/07/2024
20/01/2023

Did you know that LUKOIL Lubricants Europe GmbH is a subsidiary of LUKOIL International GmbH, both of which are Austrian companies headquartered in Vienna? 🌍

Wussten Sie, dass LUKOIL Lubricants Europe GmbH eine Tochtergesellschaft der LUKOIL International GmbH ist, die beide österreichische Unternehmen mit Hauptsitz in Wien sind? 🌍

Reagim lidhur me shkrimin e publikuar në mediat sociale kundër kompanisë Inter Trading Company Sh.p.k.Me datën 25.05.202...
31/05/2022

Reagim lidhur me shkrimin e publikuar në mediat sociale kundër kompanisë Inter Trading Company Sh.p.k.

Me datën 25.05.2022 në disa portale dhe media sociale, janë shpërndarë lajme të pavërteta, tendencioze, propagandistike e që në menyre indirekte kanë implikuar edhe kompaninë tonë , lajmi me titull, citojmë: ”Nafta ruse Lukoil shpallet fitues në tenderin e Qeverisë së Albin Kurtit”, me ç‘rast kanë etiketuar edhe kompaninë ``Inter Trading Company Sh.p.k`` si shkelëse e vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me sanksionet.

Në mes tjerash thuhet, citojmë: ``Kompania që humbi tenderin ka njoftuar zyrtarisht zyrën e prokurimit të MPB-së për faktin që kompania Ruse “Lukoil”, është e sanksionuar nga autoritetet kosovare dhe se në të kaluarën përjashtoheshin nga tenderët publik kompanitë që bashkëpunon me këtë firmë ruse të naftës``.

Eshte i domosdoshëm reagimi i kompanise sonë ``Inter Trading Company Sh.p.k``pasi që ky lajm është plotësishtë I pavërtetë, dezinformues dhe plotësisht politik, andaj, e kemi obligim etik dhe moral që të informojmë opinionin e gjërë dhe klientët e kompanisë sonë lidhur me të vërtetën.

Inter Trading Company Sh.p.k, që nga viti 2009 është aktive në pjesmarrje në aktivitetet e prokurimit publik ,që nuk është privilegji i veçantë, por është e drejtë e secilës kompani që plotëson kriteret për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik.

Me datën 25.03.2022 pranë Autoritetit Kontraktues Ministria e Punëve te Brendshme, kemi paraqitur ofertën tonë për tenderin e shpallur nga ky institucion Publik , Projketi me titull: „Furnizim me vaj, antifriz dhe glykol për Ndërtesat Qeveritare dhe Pallatin e Drejtësise`` me numër të prokurimit: 214-22-1056-1-2-1“.
Në oferten tonë, janë ofruar gjithësej 15 artikuj, ashtu siç është kërkuar edhe nga ana e Autoritetit kontraktues.

Në ofertën tonë, asnjë nga produktet e ofruara nuk janë ``NAFTE RUSE`` sic është e dhënë në portale, citojmë portalin: ,,….ka shpërblyer me 70 mijë euro një kompani vendore që furnizohet me naftë nga Rusia``,mirëpo, produktet të cilat janë ofruar në këtë ofertë janë: Vajra motorike lubrifikuese, antifrizë, pastrues motorësh etj. (dosja teknike e dorëzuar në E-prokurimi pran AK-së, mundë të verifikohet).

Në mesin e 15 artikujve sa janë gjithësej, 5 nga ta janë vajra motorike lubrifikuese, të prodhuesit ``Lukoil Lubricants Europe GmbH``.(ashtu siç janë ofruar edhe në ofertën tonë pran AK-së).
Prodhuesi ``Lukoil Lubricants Europe GmbH`` në Europe ka dy fabrika të prodhimit të vajrave lubrifikuese, njëra është në Vjenë të Austrisë (selia qendrore, ish OMV-ja) ndërsa tjetra është në Rumani. Ne, furnizohemi me produkte nga të dy fabrikat e prodhimit, gjegjësishtë nga fabrika në Rumani, e cila njëkohësisht është përgjegjëse për Europen lindore.

Në ofertën e kompanisë sonë, tek përshkrimi I produkteve të ofruara, në katalogun e prodhuesit janë të dhënat e detajuara për produktet e ofruara në këtë tender, ndërsa ne po shkëpusim vetëm një pjesë që dokumenton emrin e prodhuesit dhe vendin e prodhimit/origjinën e produktit.

Pra, produktet të cilat ne I kemi ofruar në këtë aktivitet të prokurimit, janë me origjinë nga Austria dhe jo nga RUSIA siç është e dhënë ne portale.

Portalet, të cilat kanë bërë këto publikime, është dashurë të kërkojnë qasje në ofertën tonë të dorëzuar pranë MPB-së, duke I verifikuar dokumentet e dorëzuara dhe jo të shperndajnë lajme të rreme të cilat janë duke e dëmtuar imazhin e kompanisë sonë.
Inter Trading Company Sh.p.k vazhdimishtë është duke bërë importe të produkteve të vajrave dhe lubrifikanteve me origjinë nga vendet e bashkimit Europianë siç janë Austria dhe Rumania, gjithëherë konform ligjeve dhe rregullave mbi importet në Republikën e Kosovës.

Importi i fundit është bërë me datën 18.05.2022 dhe për këtë import, me rastin e zhdoganimit të produkteve në doganën e Kosovës, i`u është paraqitur çertifikata EUR 1, që është dokument i pakontestueshëm që dëshmon vendin e oriigjinës së produktit dhe prodhuesin.

Inter Trading Company sh.p.k NUK është duke shkelur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me sanksionet kundër prodhuesve Rus pasi që produktet që ne I importojmë janë me origjinë dhe prodhues të Bashkimit Europian dhe për të njejtët nuk ka asnjë ndalesë në import, përndryshe ne jemi të sigurt që nuk do të mundë të importonim të njejta produkte në vazhdimësi që nga viti 2013.

Kërkojmë nga mediat sociale dhe portalet që para se të publikojnë lajme të bazuara nga informues të cilët dëshirojnë të zhdukin konkurencën në ç`do mënyre të mundshme dhe të kenë monopol në treg dhe në tenderët e shpallur nga Institucionet e ndryshme në Republikën e Kosovës, të hulumtojnë, të sigurojnë fakte dhe argumente para publikimit të lajmeve sepse lajmet e pavërteta dhe të pa mbeshtetura në fakte, dëmtojnë rëndë imazhin e kompanisë, siç është rasti konkret.

Për të vërtetuar atë që u tha më lartë, po paraqesim të dhënat në ambalazhin e produkteve, në të cilat janë të identifikuara barkodi, prodhuesi dhe vendi i prodhimit.

Shpresojmë të hasim në mirëkuptimin tuaj dhe që të njejta lajme të rreme të mos përsëriten në të ardhmen, sidomos duke mos u vërtetuar më parë.

Me respekt
Inter-Trading Company Sh.p.k
Prishtinë, 31.05.2022

Klienti: Pireva Bosch
18/01/2022

Klienti: Pireva Bosch

Always moving forward- 2022 here we come!
31/12/2021

Always moving forward- 2022 here we come!

Lukoil Geyser ST 32Hydraulic ISO VG 32 fluid OEM approved
11/12/2021

Lukoil Geyser ST 32
Hydraulic ISO VG 32 fluid

OEM approved

Lukoil Geyser ST 32Approved by: VoithKlienti: Eco Trade
30/09/2021

Lukoil Geyser ST 32
Approved by: Voith
Klienti: Eco Trade

21/05/2021
Klienti i ri:Anasi Sh.p.kProjekti: Ndërtimi i parkingut nëntokësorë tek biblotekaProdukti:Lukoil Geyser ST 46Approved by...
18/05/2021

Klienti i ri:
Anasi Sh.p.k
Projekti: Ndërtimi i parkingut nëntokësorë tek bibloteka

Produkti:

Lukoil Geyser ST 46
Approved by:

Bosch Rexroth RD90220 Eaton Brochure 03-401-2010 GM LS-2
JCMAS HK
MAG IAS P-68/69/70
Parker Denison HF-0
SAE MS1004
PALFINGER
Eickhoff

Furnizuesi kryesor me vajra për prodhuesin MAN ne Gjermani!First fill and after service
31/03/2021

Furnizuesi kryesor me vajra për prodhuesin MAN ne Gjermani!

First fill and after service

LUKOIL became the main lubricant supplier for MAN's European engine plant in Nurnberg. Besides the supply of lubricants for first fill, we are a partner of MAN in after-sales services for the production and supply of original oils under the MAN brand in European and CIS countries. This partnership concentrates on technical cooperation with the aim of developing engine oils that meet the newest world standards, as well as technologies for future generations of engines.

LUKOIL ist nun Hauptschmierstofflieferant für das europäische Motorenwerk von MAN in Nürnberg. Neben der Lieferung von Schmiermitteln für die Erstbefüllung sind wir auch Partner im After-Sales-Service für die Herstellung und Lieferung von Originalölen unter der Marke MAN in Europa und den GUS-Staaten. Die Partnerschaft konzentriert sich auf die technische Zusammenarbeit und verfolgt dabei das Ziel, Motoröle zu entwickeln, die höchste Standards erfüllen, sowie Technologien für zukünftige Motorengenerationen.

10/03/2021

Lukoil Lubricants Europe

Address

Str. Asllan Pireva Pn
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inter Trading posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Inter Trading:

Share