M-Technologie

Call Directions Website

M-Technologie M-Technologie me mbi 17 vite përvojë në projektimin, prodhimin dhe montimin e fasadave të xhamit, aluminit, PVC-së si dhe fasadave të ventiluara.

Me mbi 250 profesionistë dhe një hapësirë prodhimi prej 20,000 m² në Lebanë, afër Prishtinës. "M-Technologie" is a large and modern factory with more than 16 years of experience in the design, production and assembly of aluminum and PVC facades, doors and windows, glass processing and the production of ventilation ducts. The "M-Technology" factory, in the organizational structure, consists of the design, production, assembly and administration sectors. More than 250 employees work at "M-Technologie". The entire production process takes place in a very modern, spacious and suitable space for work. The factory with a covered area of 20,000 m² is located in the village of Lebanë, on a plot of 30 hectares. M-Technologie, with its high production capacity, offers products of quality and shapes that meet every demand. Every job yields its fruit if done with passion and complete dedication.

16/10/2026

Efikasitet energjetik, izolim termik dhe komoditet maksimal. 🌿🏡

Zgjidhje inovative që kursejnë energji, mbrojnë mjedisin dhe buxhetin tuaj.

M-Technologie – Zgjidhja ekziston!

Siguri që qëndron. Mbrojtje që zgjat.Xhami i laminuar ofron një kombinim të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes, duk...
07/10/2026

Siguri që qëndron. Mbrojtje që zgjat.

Xhami i laminuar ofron një kombinim të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes, duke ndihmuar në reduktimin e rrezikut në rast të thyerjes dhe duke krijuar hapësira më të sigurta.

Një zgjidhje për arkitekturë moderne, ku dizajni dhe siguria funksionojnë së bashku.

M-Technologie – Zgjidhja Ekziston!

Dritare alumini të krijuara për komfort, efikasitet energjetik, mirëmbajtje minimale dhe jetëgjatësi, duke kombinuar per...
25/09/2026

Dritare alumini të krijuara për komfort, efikasitet energjetik, mirëmbajtje minimale dhe jetëgjatësi, duke kombinuar performancën e lartë me dizajnin modern.

M-Technologie – Zgjidhja Ekziston!

Kompania “M-Technologie” vazhdon me kënaqësi procesin e rekrutimit për të plotësuar vendet e lira të punës.Pozitat:Depoi...
15/09/2026

Kompania “M-Technologie” vazhdon me kënaqësi procesin e rekrutimit për të plotësuar vendet e lira të punës.

Pozitat:

Depoist/e – Sektori i Aluminit
Depoist/e – Sektori i Xhamit

Çfarë ofrojmë:
✅ Kontratë pune afatgjatë
✅ Pagë konkurruese
✅ Mundësi për avancim në karrierë
✅ Sigurim shëndetësor
✅ Trajnime profesionale
✅ Shujtë ditore

Kriteret:
🔹 Niveli i shkollimit: Preferohet Bachelor
🔹 Përvojë e mëparshme në depo, menaxhimin e stokut ose në fushë të ngjashme (përparësi)
🔹 Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
🔹 Aftësi për menaxhimin dhe organizimin e materialeve në depo
🔹 Përgjegjësi dhe saktësi në kryerjen e detyrave
🔹 Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip
🔹 Njohuri të mira kompjuterike, veçanërisht në paketën Microsoft Office
🔹 Aftësi për të ndjekur dhe zbatuar kërkesat dhe procedurat e përcaktuara nga menaxhmenti

Përgjegjësitë:
📌 Pranimi, kontrolli, organizimi dhe sistemimi i materialeve në depo
📌 Mbajtja e evidencës së stokut dhe lëvizjes së materialeve
📌 Kontrolli i sasisë dhe gjendjes së materialeve
📌 Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve sipas kërkesave të sektorëve përkatës
📌 Organizimi dhe mirëmbajtja e rendit në hapësirat e depos
📌 Bashkëpunimi me sektorët e tjerë për mbarëvajtjen e procesit të punës
📌 Raportimi tek menaxhmenti për gjendjen e stokut dhe nevojat për materiale
📌 Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesave dhe udhëzimeve të menaxhmentit

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: [email protected]

📌 Në subjektin e email-it, ju lutemi të shënoni pozitën për të cilën aplikoni: Depoist/e – Alumini ose Depoist/e – Xham.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.

🗓 Afati i aplikimit deri më: 30/09/2026

Xhami i temperuar nga   kombinon forcën, qëndrueshmërinë dhe qartësinë për performancë të besueshme në çdo projekt. Një ...
11/09/2026

Xhami i temperuar nga kombinon forcën, qëndrueshmërinë dhe qartësinë për performancë të besueshme në çdo projekt. Një zgjidhje e ndërtuar për siguri dhe jetëgjatësi.

⚡ Efikasitet energjetik | 🛡️ Cilësi premium

M-Technologie – Zgjidhja Ekziston!

Kur dizajni takohet me teknologjinë, dritaret dhe fasadat bëhen më shumë se një element arkitektonik — bëhen pjesë e mën...
26/08/2026

Kur dizajni takohet me teknologjinë, dritaret dhe fasadat bëhen më shumë se një element arkitektonik — bëhen pjesë e mënyrës se si e përjetoni hapësirën.

Me linja elegante, sipërfaqe të pastra dhe performancë të avancuar, produktet tona krijojnë hapësira ku drita, komoditeti dhe pamja bashkohen natyrshëm.

🔇 Izolim akustik | 🌡️ Izolim termik | 💧 Rezistencë ndaj ujit | ⚡ Efikasitet energjetik | 🛡️ Cilësi premium

M-Technologie – Zgjidhja Ekziston!

10/08/2026

M-Technologie me krenari prezanton përfundimin e punimeve në Hotel ORA, një projekt i realizuar me fokus në arkitekturë moderne, fasadë xhami dhe performancë të lartë teknike.

Në realizimin e këtij projekti janë aplikuar sisteme të avancuara Schüco, të kombinuara me zgjidhje të specializuara të xhamit për të përmbushur kërkesat funksionale dhe estetike të objektit.

Fasada është realizuar me sistemin Schüco FWS 50, në variant gjysmë-struktural, duke krijuar një pamje moderne dhe elegante me sipërfaqe të mëdha xhami.

Te dyert është përdorur sistemi Schüco ADS 70.HI, ndërsa dritaret janë realizuar me sistemin Schüco AWS 114.SI, duke ofruar izolim të lartë termik dhe performancë të shkëlqyer.

Për hapjet rrëshqitëse janë aplikuar dyert Schüco ASE 80.HI, duke ofruar funksionalitet, komoditet dhe performancë të lartë.

Për kompletimin e fasadës janë përdorur xhama transparentë 3-shtresorë, me xhamin e jashtëm të trajtuar me veshje HD Silver Grey 32 HT, duke kombinuar transparencën, izolimin dhe estetikën moderne të objektit.

M-Technologie – Zgjidhja Ekziston!

KONKURS PUNEM-Technologie shpall konkurs për vende të lira pune në:🔹 Sektorin e Xhamit🔹 Sektorin e Aluminit🔹 Sektorin e ...
07/08/2026

KONKURS PUNE

M-Technologie shpall konkurs për vende të lira pune në:

🔹 Sektorin e Xhamit
🔹 Sektorin e Aluminit
🔹 Sektorin e PVC-së

Kriteret:

✅ Përvojë pune në sektorin përkatës përbën përparësi;
✅ Përkushtim dhe përgjegjësi në punë;
✅ Aftësi për punë ekipore;
✅ Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja;
✅ Fleksibilitet dhe korrektësi në punë.

Çfarë ofrojmë:

✅ Kontratë pune afatgjatë
✅ Pagë konkurruese
✅ Mundësi për avancim në karrierë
✅ Sigurim shëndetësor
✅ Trajnime profesionale
✅ Shujtë ditore

📩 Aplikoni duke dërguar CV-në në:
[email protected]

M-Technologie – Zgjidhja Ekziston!

Komoditeti nuk është rastësi — është rezultat i teknologjisë së avancuar, inxhinierisë precize dhe izolimit termik super...
30/07/2026

Komoditeti nuk është rastësi — është rezultat i teknologjisë së avancuar, inxhinierisë precize dhe izolimit termik superior.

Dyert dhe dritaret nga M-Technologie janë projektuar për të ruajtur temperaturën ideale në ambientet tuaja dhe për të rritur efikasitetin energjetik në çdo stinë. Rezultati është një ambient më komod, konsum më i ulët i energjisë dhe performancë afatgjatë.

✔️ Izolim termik superior
✔️ Efikasitet i lartë energjetik
✔️ Izolim akustik i avancuar
✔️ Cilësi premium
✔️ Dizajn modern dhe elegant

M-Technologie – Zgjidhja Ekziston!

🔇 🌡️ 💧 ⚡ 🛡️

M-Technologie me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.Pozita: Monter për realizimin e pro...
17/07/2026

M-Technologie me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.

Pozita: Monter për realizimin e projekteve në Kazakistan

Kriteret:
✅ Të ketë përvojë pune në montim;
✅ Të jetë i motivuar për punë, fleksibil dhe të ketë aftësi për të punuar nën presion;
✅ Të ketë aftësi komunikimi dhe gatishmëri për të punuar në ekip;
✅ Të jetë i gatshëm për udhëtime dhe qëndrim jashtë vendit;
✅ Të jetë i përgjegjshëm, i përpiktë dhe i përkushtuar ndaj punës;

📩 Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën e e-mailit: [email protected], jo më vonë se 02.08.2026.

ℹ️ Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Address

E80
Lebane
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38338400888

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when M-Technologie posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share