26/12/2024
Prezantojmë Pirunjerin Elektrik “Super Model” me Bateri Lithium CATL / 309 Volt⚡️
Pirunjeri Super Model shënon një revolucion në industrinë e pirunjerëve elektrikë, duke kombinuar teknologjinë më të avancuar me performancën më të lartë. I pajisur me baterinë inovative CATL, e cila përdoret nga brendet më të njohura botërore si Tesla, BMW, Volkswagen, Toyota, Volvo, Hyundai dhe shumë të tjera.
Çfarë e bën Super Modelin të pa konkurrencë?
• Bateri CATL me Performancë të Lartë:
• Mbushje e shpejtë: Vetëm 30 minuta janë të mjaftueshme që të punoj 8 orë efikase.
• Garanci 8-vjeçare: CATL ofron siguri të plotë për qëndrueshmërinë e baterisë.
• Teknologji e Avancuar e Ngrohjes dhe Ftohjes së Baterisë:
• I vetmi pirunjer në botë që mund të operojë në temperatura ekstreme, nga -30°C deri në +60°C, duke e bërë të përshtatshëm për çdo klimë dhe kusht pune.
• Ky inovacion është përdorur për herë të parë globalisht, duke vendosur standarde të reja në këtë industri.
• Testuar për Performancë Maksimale:
• I testuar në kushte ekstreme pune, Super Modeli ka rezultuar si një pirunjer i pakrahasueshëm në qëndrueshmëri dhe efikasitet.
Pse të zgjidhni Super Model?
• Kursen kohë dhe rrit produktivitetin tuaj me mbushjen e shpejtë dhe autonominë e lartë.
• Punon pa ndërprerje në kushte ekstreme, duke ofruar fleksibilitet të plotë operimi.
• Inovacioni dhe cilësia e tij e bën një investim të sigurt për të ardhmen e biznesit tuaj.
Na vizitoni në depot tona për të parë nga afër Super Modelin dhe për të mësuar më shumë rreth avantazheve që ofron. Ky pirunjer është zgjidhja e duhur për ata që kërkojnë teknologji të avancuar dhe performancë të pakompromis.
📲 +383 44 111 006
🔍 www.ramjani.com